Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, e të cilat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi.
Bëhet e ditur se i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve. Të njëjtit i është bastisur shtëpia, në koordinim me prokurorin e rastit nga PTH-Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si falsifikim i dokumentit, mashtrim & prezantim i rremë.
“PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave, të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pronat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi. I njëjti duke paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve. Të njëjtit i është bastisur shtëpia, në koordinim me prokurorin e rastit nga PTH-Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje”, njofton policia.