Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Istog pasi kishte marrë në mënyrë të dhunshme një sasi të hollash nga një objekt për transferim të parave.
Sipas policisë, i dyshuari kishte shkuar në objektin për transferim të parave për të tërhequr shumen e parave që para disa ditësh i ishin dërguar nga familjari në emër të tij.
Pasi nga zyrtarja ishte njoftuar se nuk mund ta tërheqë shumën e parave pasi kishte skaduar koha e paraparë për tërheqje, i njëjti në shenjë revolte kishte thyer derën hyrëse brenda sportelit dhe kishte marrë të holla në vlerë 227 euro.
I dyshuari është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar shuma e parave të cilat i janë kthyer punëtores në filiale.
Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë.