Policia Kamenicë ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar S.D.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ,,Marrje e ryshfetit’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë muajsh.
Policia iu bën ftesë qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt.
“Kamenicë, 25 gusht 2022-Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar S.D. (1958). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale ,,Marrje e ryshfetit’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) muajsh. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftimin e policisë.