Një 54-vjeçar është arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut, pasiqë i njëjti ka kërcënuar një person tjetër të moshës 47-vjeçare. Atij iu gjet edhe një armë pa leje.
Policët e rendit dhe policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje kishte kanosur me armë personin tjetër, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe kanosje”.