Policia ka arrestuar një person në Dragash pasi që i njëjti ka hyrë në llogaritë e rrjeteve sociale të disa femrave.
Të dyshuarit i është konfiskuar telefoni pasi që në mënyrë të paautorizuar ai ka arritur të marrë qasje në llogari të viktimave.
Ky rast është inicuar si hyrje në sistemet kompjuterike.