UBT News

​Arrestohet drejtori i një kompanie farmaceutike, dyshohet që falsifikoi aktivitetet e prokurimit

Është arrestuar një person i cili në pozitën e drejtorit të një kompanie farmaceutike dyshohet të ketë falsifikuar aktivitetin e prokurimit në disa komuna dhe ShSKUK.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të hënën nga njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Ai dyshohet për kryerjen e veprës “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik”.

Siç edhe njofton policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version