Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një 27-vjeçar me inicialet A.M., nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në së paku tetë vepra të ndryshme, kryesisht vjedhje dhe asgjësim pasurie në Fushë Kosovë.
Në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për t’u proceduar më tej.