Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar, njërin në Kaçanik e tjetrin në Han të Elezit.
“Më datë 10.01.2023 në ora 14:30 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës J.L (M/K) i moshës 26 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej 180 ditëve”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, në ora 21:25 në Pikën Kufitare Hani Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i kufirit’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, apo 300 euro”, thuhet po aty.
Pas kompletimit të dokumentacioneve, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.