UBT News

​Ambasadori amerikan takon Sveçlën, flasin për çështjet antikorrupsion

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kosnett thotë se në këtë takim kanë diskutuar për çështje të antikorrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen.

“Diskutim i mirë me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mbi çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen. Të inkurajuar të dëgjosh angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Exit mobile version