UBT News

​Alexei Navalny nderohet me çmimin Sakharov

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny sot u shpall fitues i Çmimit Sakharov për Lirinë e Mendimit, çmimi më i madh i Bashkimit Evropian për “avokatët” e të drejtave të njeriut.

Navalny u zgjodh nga anëtarët e Parlamentit Evropian, gjatë një sesioni plenar në Strasburg. Ai u nominua së bashku me politikanen boliviane Jeanine Anez dhe gratë afgane, të cilat janë aktiviste të njohura për të drejtat e njeriut.

Navalny, armiku më i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, u burgos këtë vit, pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjentë nervor, për të cilin akuzon Kremlinin.

Çmimi ka një vlerë prej 50 mijë euro dhe do të jepet më pas, më datë 15 dhjetor, gjatë një sesioni të Parlamentit Evropian.

Exit mobile version