UBT News

​Aktakuzë për ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës dhe shpëlarje e parasë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me iniciale B.R, I.B, M.E, dhe L.L., për veprat të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.R, ka kryer veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe “Shpëlarje e parasë” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit.

Ndërsa për të pandehurit I.B, L.L dhe M.E, është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në aktakuzë, është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë, gjegjësisht vetura të tipit ”Audi” F2 S7 Sportback, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2019’, e cila gjatë fazës së hetimit ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale nga i pandehuri B.R. 

Exit mobile version