UBT News

​Aktakuzë kundër tre personave për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre personave nën dyshimin se të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.

Sipas Prokurorisë, për të dyshuarit që mbajnë inicialet L.D, K.H dhe O.H. ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, “të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”.

Në komunikatë është theksuar se me këto veprime, të pandehurit, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penal “Lëndimi i lehtë trupor”.

Exit mobile version