Në orët e vona të së hënës në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilën ka humbur jetën një person ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar.
Nё aksident kanë qenë të përfshira njё traktor dhe dy automjete, ndërsa policia thotë se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojё e mos përshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.
Dhjetё personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.