UBT News

​Ahmeti: Fitorja më e madhe është demokracia dhe liria

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se BDI ngadhnjeu në shumicën absolute të komunave dhe me votat e grumbulluara është fituesi i pakontestueshëm i këtyre zgjedhjeve në komuna dhe në nivel republikan.

Ahmeti duke falënderuar votuesit, ka shkruar në Facebook se Maqedonia e Veriut ka nevojë për stabilitet, parashikueshmëri, reforma dhe zhvillim, përfshirë këtu edhe ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe energjetike, por edhe kontestin me Bulgarinë që po bllokon rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Exit mobile version