UBT News

​Afera me rezervën shtetërore, lirohen tre të arrestuarit për t’u mbrojtur në liri

Dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Haviz Gara dhe Irfan Lipovica si dhe afaristi Ridvan Muharremi, janë liruar nga paraburgimi të cilët më 18 gusht ishin arrestuar si të dyshuar për keqpërdorim me blerjen e rezervave shtetërore.

Kështu ka vendosur të enjten Gjykata e Apelit, pasi që ka pranuar ankesat e mbrojtësve të të arrestuarve.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve I.L., av. Durim Osmani dhe av.Feim Alaj, H. G., av. Bekim Kelani dhe R.M., av.Mahmut Halimi, NDRYSHOHET aktvendimi I Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023 i datës 19.08.2023, ashtu që të pandehurve I.L., H.G .dhe R.M., ju ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri, sot me datë 31.08.2023”, thuhet në aktvendimin e Apelit. 

Exit mobile version