UBT News

​Abrashi: Kemi besim që sonte do të zgjidhet presidenti

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi tha se shumë shpejt do të fillojë seanca. Sipas tij, kontaktet dhe bisedat edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë qenë të vazhdueshme.

Madje me këtë parti, tha se po vazhdojnë bisedimet edhe tani.

“Ende normalisht vazhdojnë sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi”, ka deklaruar ai. 

Ai e shprehu besimin që sonte do të zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Besoj që shumë shpejt deputetët do të mblidhen dhe tani veç presim. Ne kemi takuar të gjitha subjektet politike, jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me deputetët, përpos ftesës për reflektim, por kemi besim që sonte do të zgjidhet”, tha ai. 

Exit mobile version