Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kanë parakaluar në sheshin “Adem Jashari” në këtë qytet.
Në mesin e qindra personave, Abdixhiku dhe Tahiri kanë përshëndetur dorë më dorë secilin qytetarë të Vushtrrisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe gjithë LDK-së për Xhafer Tahirin.
“Për mua është gjithherë kënaqësi e veçantë të jem në mesin e vushtrriasve, në mesin e njerëzve punëtorë, në qytetin e lashtë të Kosovës, aty ku po kërkoj mbështetjen tuaj dhe po e rikonfirmoj mbështetjen time dhe gjithë LDK-së edhe për një mandat për kryetarin aktual dhe kryetarin e ardhshëm, Xhafën”, tha Abdixhiku.
Tahiri dhe Abdixhiku gjatë ditës hapën edhe fushatën zgjedhore në Vushtrri, ku premtuan zhvillim dhe punësim për banorët e kësaj ane.