UBT News

​Abdixhiku: Dialogimi i copëzuar është interes vetëm i Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), zhvilluan takim me kreun e Qeverisë, Albin Kurti, ku ky i fundit i informoi liderët opozitarë për takimin e fundit që pati në Bruksel lidhur me dialogun.

Para mediave, Abdixhiku paraqiti qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut, duke thënë se kryeministri Kurti duhet të tregohet i guximshëm dhe të shkojë në dialog për të kërkuar marrëveshje finale me njohjen reciproke në thelb të saj.

“Qëndrimi i LDK-së është se ne besojmë se dialogimi i copëzuar është në interes vetëm të Serbisë, jo të Kosovës. Ne besojmë që dialogimi i copëzuar është në interes vetëm të Serbisë. Prandaj, sa më shumë që Kosova merret me marrëveshje teknike, ushqehen interesat e Serbisë. I kërkuam kryeministrit që të jetë i guximshëm dhe të shkojë në dialog për të kërkuar marrëveshje finale me njohje reciproke ne thelb të saj, me respektim të Kushtetutës dhe respektim të integritetit territorial në thelb të saj. Është në dorë të kryeministrit që të bëjë këtë që është obligim i tij”, deklaroi shefi i LDK-së./UBTNews/

Exit mobile version