UBT News

​Abazi: Ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive rreth liberalizimit të vizave

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot me të cilin kanë biseduar rreth çështes së liberalizimit të vizave.

Pas takimit, kryetari i komisionit, Haki Abazi tha se ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive sa i përket dinamizimit të procesit të liberalizimit të vizave.

“Ambasadori ka komfirmuar pozicionin e presidentit Macron dhe të Trekëndëshit të Vaimarit të shprehur në qershor për të qenurit në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe natyrisht me një praprashtesë sepse ka disa shqetësime që duhen të adresohen. Ky është formulimi i saktë që kemi biseduar sot. Kemi argumentuar në nivelin e asaj se çfarë do të thotë për qytetarët e Kosovës që ky proces të ketë qartësinë e plotë. Kemi marrë përgjigje gjithashtu, është një klub i shteteve të Bashkimit Evropian që po bën negociata për të gjitha aspektet përfshirë edhe ETIAS si sistem i cili jo domsdoshëmërisht e prek vetëm Kosovën. Prap kemi argumentuar në nivelin e asaj se çfarë qytetarët kosovarë presin nga ky proces, ajo që është thënë sot është se ky proces do të vazhdojë dhe ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive sa i përket dinamizimit të procesit të liberalizimit të vizave”, tha Abazi.

Exit mobile version