Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se ka pasur shkelje ligjore në emërimin e disa ambasadorëve të Kosovës.
Sipas partisë opozitare, ambasadorët që kanë kaluar përmes Kuvendit janë jolegjitim, pasi në Komisionin për Punë të Jashtme kur është bërë intervistimi i tyre s’ka pasur kourum.
Deputetja e AAK-së, njeherësh anëtare e këtij komisioni, Time Kadrijaj, tha se nëntë ambasadorë që kanë kaluar përmes komisionit janë të jashtëligjshëm.
Në një konferencë për medie të enjten, ajo tha se disa prej anëtarëve të komisionit kanë votuar përmes zoomit dhe telefonit.