Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për Projektligjin për buxhetin për vitin 2023.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencë për media të martën, tha se ekzekutivi ka gënjyer 80 mijë zyrtarë publikë duke mos e përfshirë Projektligjin për paga në buxhetin për vitin e ardhshëm.
Andaj ai tha se do të adresojnë një amendament në kuadër të Projektligjit për buxhetin për ngritjen e pagave deri në 30 për qind për sektorin publik.