Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ngritur shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në disa qendra të votimit gjatë ditës, por të cilat janë tejkaluar.
Në një konferencë për medie, zyrtarja për medie në AAK, Floriana Leku-Sadiku tha se aktualisht procesi zgjedhor po shkon në rregull.
“Sipas informatave që kemi nga shtabet tona ka pasur disa probleme me energjinë elektrike në disa qendra të votimit, por janë tejkaluar. Procesi zgjedhor po shkon kryesisht në rregull. Sot mbi 40 mijë 40 mijë qytetarë po marrin për herë të parë në zgjedhje, i përgëzojmë të gjithë këta të rinj të cilët nga sot bëhen pjesë e vendimmarrjes. Njëherësh i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve pjesëmarrje sa më masive në këtë proces”, tha ajo.
Konferenca e radhës e AAK-së do të mbahet në orën 17:00.