Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë të hospitalizuar 58 pacientë të infektuar me koronavirus.
Një lehonë dhe dy foshnja po ashtu janë duke u trajtuar në repartet përkatëse të infektuar me këtë virus.
Bëhet e ditur se në mjekim intensiv po trajtohen me oksigjeno-terapi janë dy pacientë.
Raporti i datës 15 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë + dy në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, tre pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, një paciente
Klinika e Neonatologjisë, dy foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, dy raste
Spitali i Gjakovës, dhjetë pacientë
Spitali i Prizrenit, pesë pacientë
Spitali i Pejës, nëntë pacientë
Spitali i Gjilanit, pesë pacientë