UBT News

​30 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë 30 qytetarë raportohet të kenë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për rastet e reja ku edhe bëri të ditur se nuk ka asnjë të vdekur si shkak i infektimit me këtë virus.

Postimi i plotë:

30 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 592.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Exit mobile version