Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se katër fëmijë të konfirmuar me COVID 19, po mjekohen në klinikën e pediatrisë në QKUK.
ShSKUK bën të ditur se një pacient është i shtirë në mjekimin intensiv.
Në bazë të raportit të datës 19 gusht 2022, në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 28 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve:
Klinika Infektive, katër pacientë + një në Mjekimin Intensiv
Klinika e Pediatrisë, katër pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror, dy pacientë
Spitali i Gjakovës, shtatë
Spitali i Prizrenit, shtatë
Spitali i Pejës, tre
Spitali i Gjilanit, tre
Spitali i Mitrovicës, një