Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka dënuar me gjithsej 24 vjet e gjashtë muaj burg të akuzuarit T.S., A.B., S.R., F.R., dhe A.RR. për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, ndërsa i akuzuari T.S edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
T.S. është dënuar me gjashtë vjet burg dhe 3000 euro gjobë, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
A.B. është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg dhe 2500 euro gjobë, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
S.R. është dënuar me pesë vjet burg, dhe 2000 euro gjobë, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
F.R. është dënuar me tri vjet heqje lirie dhe 1500 euro gjobë, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
A.RR. është dënuar me pesë vjet burg dhe 3000 euro gjobë, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
Konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e gjykatës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.