Spitali i Përgjithshëm Pejë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 23 operime në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Shifrat tjera më kryesore nga puna në 24 orët e fundit:
– 434 vizita specialistike;
– 36 pranime;
– 247 pacientë aktualisht janë të shtrirë;
– 302 pacientë kanë kryer 3 mijë e 475 analiza;
– Shtatë lindje, tri djem dhe katër vajza;
– 40 dializa;
– 64 rëntgen, 34 Ultra zëra, 28 CT-ja, 8 Rezonanca Magnetike, 11 Mamografi;
– 71 shërbime fiziatrike.