Në Kosovë janë 2116 raste aktive me virusin, COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka njoftuar se nga 344 testime, 110 persona kanë rezultuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, përqindja e pozitivitetit ka arritur 31.97 përqind.
Po ashtu, sipas raportit të fundit, janë shëruar 163 persona dhe nuk kishte asnjë rast të vdekjes.