Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382. Në total numri i rasteve aktive është 433.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.