UBT News

​140 ditë burg dhe 12 mijë euro gjobë për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.B për shkak të veprës penale marrje ryshfeti.

I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 140 ditësh.

“Në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) euro, të cilën gjobë obligohet ta paguaj brenda afatit prej 6 (gjashtë) muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin për media.

,,Gjykata të akuzuarit A.B i ka shqiptuar edhe dënim plotësues ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratën publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite. Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjykata duke vepruar sipas nenit 59 dhe 63 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit A.B i shqipton dënim plotësues Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratës publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite.

Exit mobile version