Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka shqyrtuar emrat e 13 kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti Adnan Rrustemi tha se komisioni i posaçëm ka aprovuar të 13 kandidatët dhe është caktuar data e intervistimit, më 29 mars prej 10:30.
Kandidatët për gjyqtarë janë: Flamur Hyseni, Safet Berisha, Bardh Bokshi, Emrush Kastrati, Selman Ymeri, Rexhep Gashi, Blerim Burjani, Etrur Maloku, Flutra Hoxha, Dukagjin Abduli, Albert Avdiu, Rafet Haxhaj dhe Valon Hasani.