UBT News

​Energoatom: Rusia ka bombarduar linjat e tensionit të lartë të termocentralit të Zaporizhias

Për shkak të bombardimeve ruse, dy linjat e fundit të komunikimit të tensionit të lartë të termocentralit bërthamor të Zaporizhias me sistemin elektrik ukrainas u dëmtuan dhe tashmë janë shkëputur plotësisht, ka bërë të ditur Shoqëria Kombëtare e Ukrainës për Prodhimin e Energjisë Bërthamore, Energoatom.

Sipas Energoatom, termocentrali bërthamor i Zaporizhias është shkëputur plotësisht nga sistemi elektrik i Ukrainës, shkruan ANSA.

Dy linjat e fundit të komunikimit të termocentralit me sistemin elektrik ukrainas janë dëmtuar. Termocentrali është në modalitetin e ndërprerjes së plotë. Nëntë gjeneratorë me naftë janë në funksion.

Ndërkohë pro rusët kanë njoftuar se centrali bërthamor i Zaporizhias do të transferohet nën juridiksionin rus.

Autoritetet e Moskës kanë filluar të integrojnë centralin nën juridiksionin e operatorit bërthamor rus, Rosenergoatom.

Exit mobile version