UBT-ja organizon Akademi Ndërkombëtare Verore, 6 – 15 korrik 2016

UBT-Akademi

UBT-ja po e vazhdon traditën e organizimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore. Sivjet, ajo mbahet për të pestën herë me radhë, ndërsa do të fillojë më 6 dhe do të mbarojë më 15 korrik 2016.

Akademia mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, teksa për mbarëvajtjen sa më cilësore janë paraparë 13 disiplina të ndryshme shkencore, me gjithsej 16 programe, si: Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Menaxhment dhe Ekonomi, Drejtësi, Media dhe Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Edukim dhe Zhvillim i Qendrushëm, Ekonomik dhe Shkenca të Jetës.

Derisa Akademia mbahet nga data 6-15 korrik 2016, aplikimi për studentët vendorë të të gjitha universiteteve/kolegjeve dhe ndërkombëtarëve, është i hapur deri më 25 qershor 2016.

Edhe këtë vit, profesorë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, do të ligjërojnë në disiplina të ndryshme shkencore. Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht.

Përveç aktiviteteve akademike, gjatë Akademisë zhvillohen edhe diskutime, forume, punëtori të ndryshme, vizita studimore, gara sportive dhe aktivitete të tjera.

Për të gjithë studentët vendorë aplikimi është pa pagesë.

Për më shumë informata rreth aplikimit dhe Akademisë Ndërkombëtare Verore shihni linkun: http://sa.ubt-uni.net dhe kontaktoni: [email protected]


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/ubtnews/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 405

Leave a Reply

Your email address will not be published.