UBT e KosovaSERVAS, bashkë në garën “International NASA Space Apps 2016” (VIDEO)

Pan-Europa

Studentë të UBT-së kanë aplikuar me idetë e tyre në një konkurrencë ndërkombëtare. Nga e premtja deri të dielën, brenda 72 orësh, janë shpërfaqur idetë për zhvillim të projekteve. Krejt në fund UBT dhe KosovaSERVAS janë bërë bashkë për aplikim të përbashkët.
Sivjet, në kategorinë “Journey to Mars” studentët e UBT-së, aplikuan me projektin “YEOM – Your Eyes on Mars”.
Projekti lidhet me implementimin e kamerës 360 shkallë në robot dhe përdorimin e teknologjisë VR, që do të mundësojë shëtitjen në Mars, në kohë reale, duke u kyçur përmes aplikacionit të bazuar në web, në të cilin do të kenë mundësinë e qasjes shumë përdorues njëkohësisht, dhe se secili do të këtë eksperiencën e tij gjatë udhëtimit.
Për të lëvizur në koordinata të ndryshme në Mars do të përdoret “Joystick”, si kontrolluese, të cilin përdoruesit do të mund ta përdorin edhe për të regjistruar ndonjë ngjarje kozmike.
Ideja e grupit prej 8 studentëve është që të integrojnë dhe nëpërmjet robotit të marrin analiza të dheut në Mars. Kjo do të bëhet nëpërmjet teknikës së shpimit në thellësi të caktuara, nga ku do të specifikohen karakteristikat.
Të dhënat pritet të përdoren për zhvillimin e kulturave agrare në Mars”.
UBT mbetet e përkushtuar për t’i përkrahur studentët në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare.

Videopërshkrimin e Projektit YEOM mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=uoPF-BdKyxM

 


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/ubtnews/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 405

Leave a Reply

Your email address will not be published.