“Save to Google” shtesa e re në Google Chrome

Google me alternativë për ata që duan ruajtjen e përmbajtjes për lexim të mëvonshëm.

Tipari i ri është një shtesë në Google Chrome, e ngjashme me aplikacionet Pocket.

Sipas OMG! Chrome, Google e ka lëshuar këtë tipar pa bërë shumë bujë, por funksioni i ri është shumë i dobishëm për gjetjen dhe ruajtjen e përmbajtjes së preferuar.

Madje, uebfaqet e preferuara mund të ruhen në një vend qendror. Mjafton të klikoni mbi ikonën me yll, dhe t’i ktheheni shfletimit, përmes klikimit në google.com/save.


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/ubtnews/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 405

Leave a Reply

Your email address will not be published.