Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, prezanton në Bruksel zhvillimin e arsimit kosovar

Bruksel

Rektori i UBT-së, njëherësh udhëheqës i Grupit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë në Kosovë (HERE), Edmond Hajrizi, po merr pjesë në një takim në Bruksel, ku po diskutohet rreth zhvillimit të arsimit të lartë në vendet partnere të Bashkimit Evropian. Hajrizi ka prezantuar në këtë takim kahet e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë.
“Në këtë takim, Kosova është vlerësuar lart për angazhimin e Grupit ‘HERE’, në hartimin drafteve për politikat e arsimit të lartë”, ka thënë rektori u UBT-së, Hajrizi dhe ka treguar se UBT-ja ka prezantuar modelin e administrimit të programit të përbashkët studimor.
Gjithashtu, të enjten e kësaj jave, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe udhëheqësi i Institutit për Zhvillim të Arsimit dhe Çështjeve Akademike në këtë institucion të lartë arsimor, Bujar Gallopeni, do të marrin pjesë në një takim në Lubjanë, ku do të flitet për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. (Foto nga arkivi i UBT-së)

 

 

 

 

 


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/ubtnews/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 405

Leave a Reply

Your email address will not be published.