Gjeniu 5-vjeçar në matematikë (Video)

Përmes videos do të shikoni se si një vogëlush vetëm 5-vjeçar ka lënë me gojë hapur të gjithë të pranishmit në një emision televiziv.

5-vjeçari cilësohet si gjeniu i matematikës, ai është në gjendje të bëjë llogaritje matematikore me numra shumëshifror brenda pak sekondash.

I ftuar në emisionin “Little Big Shots”, ai ka magjepsur të gjithë duke dhuruar “spektakël llogaritjesh”.

Moderatori në fillim i ka kërkuar të luajnë lojën e dyfishimit të shumës së numrave dhe ka ngelur gojë-hapur para 5-vjeçarit.

Pastaj, moderatori ka filluar të bëjë pyetje në drejtim të tij për shumëzimin e numrave.

Në fund, moderatori në një tabelë ka shkruar një numër 21-shifror dhe i ka kërkuar djaloshit ta lexojë atë.

“A ta them atë pa e parë”?, e ka pyetur djaloshi moderatorin. “Më lejo të shpjegoj diçka, nëse e thua këtë numër pa e lexuar, ne jemi shumë të pasur”, ia ka kthyer ai me shaka.

“Unë mund ta them pa e parë”, u shpreh 5-vjeçari gjeni.

Djaloshi ka vazhduar me leximin e shifrës marramendëse duke e bërë të gjithë sallën të ngrihet në këmbë dhe të duartrokasin pa ndalur. /albeu.com/


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/ubtnews/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 405

Leave a Reply

Your email address will not be published.