Kosova ka ujë me bollëk – mungon menaxhimi i burimeve

Republika e Kosovës ka resurse të mjaftueshme ujore, të cilat burojnë brenda territorit të Kosovës.

Sipas një publikimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lidhur me ujërat në Kosovë, thuhet se rreth 70 për qind e popullatës furnizohet me ujë nëpërmjet sistemeve publike, kurse rreth 29 për qind furnizohen nga sistemet vetanake. Ndërkaq, 0.7 për qind e qytetarëve nuk kanë në dispozicion shërbime të ujësjellësit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në publikim thuhet se shumica e resurseve ujore të Kosovës burojnë brenda vendit, me përjashtim të pjesës së sipërme të lumit Ibër, i cili buron në Mal të Zi dhe rrjedh në Liqenin e Ujmanit.

Por, pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës, që llogaritet të jenë mbi 1.8 milionë banorë, ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm apo edhe me reduktime të herëpashershme të ujit.

I gjithë ky problem qëndron për shkak të mosmenaxhimit apo shfrytëzimit në mënyrë të duhur të burimeve ujore në tërësi, thotë Skënder Bublaku, ekspert i ujërave.

Sipas tij, ka mjaftueshëm sasi të ujit të pijshëm, por shfrytëzohet vetëm 20 për qind e tërësisë së ujit.


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/ubtnews/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 405

Leave a Reply

Your email address will not be published.