Hulumtimi “Pavarësia dhe besueshmëria e mediave në Kosovë”

HulumtimiNë vazhdën e hulumtimeve në fushën e medias në Kosovë, UBT dhe Instituti i Medias i Kosovë (IMK) prezantuan sot hulumtimin “Pavarësia dhe besueshmëria e mediave”, që paraqet fazën e dytë të një hulumtimi më gjithëpërfshirës, pjesa e parë e të cilit është prezantuar vitin e kaluar, ndërsa hulumtimi do të vazhdojë edhe muajt në vijim.
Hulumtimi u prezantua në kuadër të shënimit të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi dhe kreu i IMK-së, Fazli Veliu paraqitën të gjeturat e raportit, duke thënë se ai paraqet gjendjen e medias në Kosovë sot, me të gjitha specifikat e veta, të nxjerra nga anketimi i 1000 qytetarëve, të të gjitha moshave e përgatitjeve profesionale dhe në të gjitha rajonet e Kosovës (51.5 % mjedise urbane, 48.5 % mjedise rurale, si dhe 52 për qind meshkuj e 48 për qind femra.
Rezultatet e anketimit tregojnë se 72.6% e qytetarëve lexojnë ose shikojnë/dëgjojnë informacione nga mediat, ndërsa pjesa tjetër (22.9 %) është deklaruar se nuk ka interesim për mediat.
Sipas përgjigjeve, qytetarët informohen më së shumti nga televizioni, 74.4%, 56% nga interneti, 14.6% nga gazetat, 10.1 % nga radiot dhe 1% nga burime të tjera.
Emisionet më të përcjella janë lajmet – 31%, emisionet politike 11%, ato të kulturës 16%, të sportit 20.4%, të muzikës 19% dhe të tjera 31%
Të pyetur sa ju besojnë mediave kosovare (TV e radio), përgjigjet janë këto: mesatarisht 59.5 %, pak 25.5%, aspak 8.7%6. Ndërsa mediave online (portaleve e rrjeteve sociale) mesatarisht u besojnë 48%, pak 33.3% dhe aspak 14.7%
E sa i takon pyetjes a besoni se ka media të pavarura/të lira në Kosovë, përgjigjet janë këto: mesatarisht besoj 44.5%, Po 13.7%, Jo 18.8%, nuk kam përgjigje 23.1%
Ndërsa, kur janë pyetur se cilat media kanë pavarësi/liri më të lartë, ata kanë përmendur rrjetet sociale (32.7%), televizionet (31.5%), portalet online (22.8%), radiot (11.9%).
Ndërsa, kur janë pyetur çka duhet bërë më shumë mediat, që të rritet besueshmëria e qytetarëve kosovarë ndaj tyre, të anketuar kanë preferuar që mediat kanë privatësi/ liri të plotë nga subjektet e ndryshme; të jenë profesionale në dhënien e lajmit; të kenë qasje gjithëpërfshirëse, si dhe të ofrojnë më shumë programe edukative kulturore.
Pas prezantimit të raportit, u zhvillua një debat i gjerë lidhur me të gjeturat e raportit, por edhe aspekte të ndryshme të zhvillimit të medias, në kushtet e zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimeve rrënjësore që media ka pësuar dhe po pëson çdo ditë e më shumë.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit festohet çdo vit, anë e mbanë botës, me 3 Maj. Ky, sipas Kombeve të Bashkuara, është një rast për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit, si edhe për të vlerësuar lirinë e shtypit anë e mbanë botës, për të mbrojtur mediat nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët të cilët kanë humbur jetën duke kryer detyrën e tyre.


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/ubtnews/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 405

One Response to "Hulumtimi “Pavarësia dhe besueshmëria e mediave në Kosovë”"

  1. ubt news   11/05/2016 at 12:27

    hello

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published.